2011-08-31 19:03:27

Stop dhunës në Siri


Bashkimi evropian kërkon ndaljen e dhunës në Siri. Përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme e sigurinë e përbashkët, C. Ashtonm ripohoi nevojën e një zgjidhjeje politike të krizës, duke shpreh “shqetësimin e thellë” për situatën e rëndë në vend. Brukseli – thonë burimet evropiane- është duke studiuar forma të reja të sanksioneve kundër regjimit të Damaskut. Po deri më tani bashkësia ndërkombëtare nuk ka gjetur akoma një qëndrim të përbashkët. Ndërkaq, trupat siriane sot kanë hyrë në Hama, qytetin e Sirisë qendrore, të shoqëruara nga tanka e mjete tjera ushtarake. Ushtria vazhdon me bombardimin e banesave civile.







All the contents on this site are copyrighted ©.