2011-08-31 15:07:37

Sali Berisha: Muze për Spaçin, Evropa të njohë krimet e Enverit e të komunizmit


"Nuk është zbardhur ende e vërteta e këtij populli, por e drejta duhet të mbizotërojë. Historia duhet të dalë siç është, kujtesa kombëtare është e domosdoshme". Duhet rishikuar historinë e komunizmit.
Kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë së Tiranës, duke folur mbi çështjen e amendimit të ligjit për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Kreu i qeverisë kërkoi nga Ministria e Kulturës të paraqesë në qeveri kërkesën për ndërtimin e Muzeut historik në Spaç. “Historia e vendit tonë është e cunguar. MTKRS duhet të sjellë në qeveri vendimin për ngritjen e muzeut të Spaçit”
Kryeministri Shqipërisë Sali Berisha u ndal sot në ndryshimin e ligjit për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë i cili sipas tij, do të zgjerojë spektrin e përfituesve nga ligji.
Gjatë mbledhjes së këshillit të ministrave në Tiranë, Berisha tha se "në ligjin ekzistues është bërë një interpretim jo korrekt i veprave për të cilët janë dënuar gjatë diktaturës kundërshtarët e regjimit".

"Janë sajuar shpifje dhe akuza vetëm për të konsoliduar mekanizmin shtypës mbi qytetarët e këtij vendi. Dokumentat autentike faktojnë platformën e krijuar me dorën e diktatorit, platformën e eliminimit të kundërshtarëve politik pa gjyq, platformën e zbatimit verbërisht të çdo urdhri të armiqve të betuar të kombit shqiptar që themeluan partinë komuniste shqiptare", ka theksuar Berisha.

Lidhur me këtë, kreu i ekzekutivit kërkoi ndryshimi e historisë së periudhës së komunizmit pasi sipas tij nuk reflekton të vërtetën ndërsa.Ai e cilësoi tragjike faktin që "edhe pas 20 vitesh historia nuk ka zbardhur të vërtetën tragjike që përjetoi populli ynë në mënyrën më mizore".

"Për Enver Hoxhën është tragjike se ka një histori të trilluar në funksion të kultit të tij dhe akoma shqiptarët dhe bota nuk ka vepra të barbarizmit të tij dhe po kështu është edhe historia, shumë e cunguar. Njeriu që ndërtoi shtetin prapë mbetet i skajuar dhe ky është mbreti Zog pasi në programet e tij, Hoxha vendosi një mal shpifjesh mbi sundimin e tij. Një gjë është e sigurt që historia do dalë siç është pasi ajo nuk mund të jetë vetëm me lavdi por ajo është një histori dritëhijesh", u shpreh Berisha.

Më tej, kryeministri i kërkoi ministrisë së Kulturës të paraqesë në qeveri edhe vendimin për ndërtimin e muzeut historik në Spaç. "Muzeu duhet të rindërtohet dhe të simbolizojë të gjithë ligësinë

"Nuk mund të shkojmë drejt 100 vjetorit pa rideminsionuar historinë tonë. Kujtesa kombëtare është e domosdoshme sepse ne jemi komb që duhet të mësojmë për të ndërtuar të ardhmen, duke njohur edhe atë që përjetuam", përfundoi kryeministri Sali Berisha. (ATSH-ja).







All the contents on this site are copyrighted ©.