2011-08-31 16:27:58

Libi: Rebelët në kërkim të Gedafit.


Në Libi së paku 50 mijë njerëz janë vrarë që nga fillimi, para gjashtë muajsh, i revoltës në vend. Kështu tha një komandat i trupave rebele që janë të mendimit se beteja finale është “e afërt” dhe e pashmangshme pas ultimatumit që bënë trupat besnike të Gedafit të Sirtes. Kryengritësit ka frikë për atentate që mund të organizohet nga trupat besnike të Gedafit – për të cilin nuk informata të sigurta se ku është fshehur – me rastin e festës për përfundimin Ramazanit. Tripoli është nën rrethim dhe kontroll të njerëzve të armatosur. E Natoja - që vazhdon me bombardime të vendit – ka pohuar se “misioni ynë është i rëndësishëm, efikas dhe akoma i domosdoshëm. Pëderisa vazhdon të ekzistojë rreziku për popullsinë civile, puna jonë nuk do të përfundojë”.
Rebelët janë në kërkim të Gedafit. Gjallë apo të vdekur, ai duhet kapur. Synimi kryesor i rebelëve është kapja e kolonelit. Madje Këshilli kombëtar i tranzicionit pohon “është e drejta jonë për ta vrarë” kolonelin. Për komandantin e kryengritësve, Gedafi duhet të vihet në kushte që të mos jetë më i rrezikshëm dhe i dëmshëm e për ta bërë duhet të vritet, sepse “ ai na vrarë, është një kriminel. Kudo në botë nëse një kriminel nuk dorëzohet, është e drejta e atyre që zbatojnë ligjin për ta vrarë'', tha një përgjegjës i lartë i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Omar Hariri.
Sipas burimeve të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit (KSHT -CNT), Gedafi fshihet në Bani Walid, në periferi të kryeqytetit Tripoli; zëra tjerë thonë se gjendet në Sirte, vendlindje. Të dy lokalitetet janë bombarduar rëndë nga aviacioni i Natos. Ndërkaq, lidershipi i ri libian, ka refuzuar kategorikisht hipotezën e dërgimit të një force ushtarake ndërkombëtare të OKB-së në Libi.







All the contents on this site are copyrighted ©.