Benedikti XVI: Ndjeti i lutjes misionare për nuajin shtator për të krishterët e Azisë
që ta kumtojnë Ungjillin me gëzim.
Ndjeti apo qëllimi i lutjes misionare për muajin e shtatorit i kushtohet të krishterëve
të Azisë. Papa Ratcinger ndalet mbi rëndësinë e ungjillëzimit të kontinentit aziatik
dhe u kërkon besimtarëve që gjatë shtatorit t’i lutën Hyjit “për bashkësitë e krishtera
të shpërndara në kontinentin aziatik e që aty ta shpallin Ungjillin me zell, duke
dëshmuar bukurinë e tij me gëzimin e fesë”. Mbi ndjetin e lutjes zgjedhur nga
Papa, atë Alberto Caccaro thotë: "Në Azi krishterimi është një pakicë e bashkësitë
shpesh janë të shpërndara, janë të vogla e numerikisht të parëndësishme në krahasim
me pjesën dërmuese – siç është rasti në Kamboxhia – të besimtarëve budistë. Po unë
nuk e kam konsideruar kurrë numrin si problem e gjatë përvojës sime në Komboxhia –
e mendoj se rasti i këtij vendi është i ngjashëm edhe me kontekstet tjera aziatike
– jam bindur se feja nuk ka nevojë për numra, por ka nevojë për njerëz besimtarë të
bindur. Ekzistojnë bashkësi të shpërndara, ekzistojnë bashkësi që janë pakicë, por
kjo nuk do të thotë se janë bashkësi të ligshta, të pafuqishme, përkundrazi: feja
nuk ka nevojë për numra, feja ka nevojë për zemra besimtarësh e prandaj për njerëz
që e kërkojnë vazhdimisht Zotin në jetën e përditshme. Bashkësitë e krishtera që kam
njohur në Azi janë bashkësi plotë gjallëri, bashkësi ku gëzimi është tipar i jetës
së përditshme, fryt i një udhe dhe pune të gjatë e të qëndrueshme në kohë e në besnikëri
ndaj Ungjillit".