2011-08-29 16:42:34

SHBA: Obama, emërimi i Krueger do të na ndihmojë në përballimin e sfidave ekonomike.


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka emëruar Alan Krueger këshilltar të tij kryesor ekonomik, ndërsa është duke përgatitur planin për krijimin e vendeve të reja pune. Kështu ka deklaruar presidenti Obama në një komunikatë.
“Alan – lexohet në deklaratë – i kupton sfidat e rënda me të cilat vendi ynë duhet të përballet. Do të na ndihmojë ti përballojmë e ti kapërcejmë këto sfida”. Emërimi i Krueger duhet të miratohet nga Senati amerikan. Obama është duke përgatitur një paket të re masash ekonomike që synon krijimin e vendeve të punës dhe reduktimin e deficitit federal, kjo paket masash do të paraqitet në një fjalim të rëndësishëm muajin e ardhshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.