2011-08-29 17:22:16

Kriza ekonomike në Greqi: mision i ri i FMN-së, BE-së dhe BQE-së


Në ditën kur dy bankat më të mëdha helenike, Alpha Bank dhe Eurobank, shpallin bashkimin e tyre, duke krijuar institutin më të madh bankar në Evropën juglindore, filloi në Greqi misioni i ri i trojkës së përbërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bashkimi Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane. Qëllimi është të shihet nëse Athina i ka mbajtur premtimet, që do të mundësonin dhënien e pjesës së gjashtë të ndihmave ndërkombëtare në shtator. Greqia pati premtuar ta ulë borxhin publik nga 10,5% e Prodhimit të Brendshëm Brut, që ishte në vitin 2010, në 7,6%, por nuk ia ka arritur qëllimit. Faji i hidhet vonesës në planin e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore.








All the contents on this site are copyrighted ©.