2011-08-26 17:36:31

Izrael-Gaza: xhihadi islamik njofton një armëpushim të njëanshëm.


Fraksionet e Xhihadit islamik në Rripin e Gazës, njoftuan një armëpushim të njëanshëm, duke nisur nga mesnata e sontme. Grupet e Xhihadit e të Hamasit e morën këtë vendim, nën ndikimin e juntës ushtarake, në udhëheqje të Egjiptit, që nga marsi i kaluar. Megjithatë, ushtria izraelite vijon të jetë në gjendje alarmi, krejt e gatshme për të rifilluar bombardimet mbi Rripin, në se pala tjetër rifillon të flasë me gjuhën e armëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.