Papa: tema e Ditës Botërore të Rinisë 2013 është: “Shkoni e bëjini dishepuj të gjithë
popujt!”.
Në mbarim të audiencës së përgjithshme mbajtur sot paradite në Kastelgandolfo, kushtuar
Ditës Botërore të Rinisë që u mbajt në Madrid, Benedikti XVI njoftoi temën e Ditës
së ardhshme Botërore të Rinisë që do të mbahet në Rio de Zhanejro, “Dita e vitit të
ardhshëm, që do të zhvillohet nëpër dioqeza të veçanta – tha Papa -, do të ketë si
temë “Gëzohuni përherë në Zotin” (Fil 4,4), marr nga Letra e shën Palit drejtuar Filipianëve”.
“Ndërsa në Ditën botërore të Rinisë së 2013 nga data 23 deri më 28 korrik në Rio
de Zhanejro – vijoi Ati i Shenjtë Ratcinger – tema do të jetë mandati i Jezusit, ‘Shkoni
e bëjini dishepuj të gjithë popujt”” (krh Mt 28,19) “Që tani – shtoi Papa –
ia besoj lutjes së gjithë juve përgatitjen e këtij takimi shumë të rëndësishëm”.