2011-08-24 12:28:38

Benedikti XVI:DBR-së në Madrid një dhuratë e çmueshme shprese për të ardhmen e Kishës.


“Falënderoj Zotin për këtë dhuratë të çmueshme, që jep shpresë për të ardhmen e Kishës”. Me këto fjalë, Benedikti XVI foli sot gjatë audiencës së përgjithshme mbajtur në Kastelgandolfo për ditët që kaloi në Madrid për Ditën e 26-të Botërore të Rinisë.
Papa ato të Madridit i quajti “ditë të jashtëzakonshme”: “një ngjarje kishtare emocionuese, me afër dy milion të rinjsh nga të gjitha kontinentet që jetuar një eksperiencë të mrekullueshme vëllazërimi, takimin me Zotin, një kaskadë e vërtetë drite”. Ati i Shenjtë Jozef Ratcinger falënderoi të gjithë ata persona që kanë punuar për organizimin e DBR-së dhe shprehi “mirënjohjen” autoriteteve e institucioneve spanjolle. “Nuk mund të harroj – nënvizoi Papa – pritjen e përzemërt e të njohtë që para nga madhëria e tyre, sovranët e Spanjës, si dhe nga mbarë vendi”. Në vazhdim Benedikti XVI përshkoi momentet e ndryshme të veçanta të DBR-së, që nga dita e parë në kryeqytetin spanjoll ( “kam në mendje entuziazmin e papërmbajtur me të cilin të rinjtë më pritën në Plaza de Cibeles”), tek takimet në Escorial me motrat e reja rregulltare e docentët e ri universitarë, nga Udha e Kryqit tek Mesha në Katedralen e Madridit të Almudenas me seminaristët e ri (“urojë të rriten thirrjen meshtarake, e jam i bindur se edhe në Madrid Zoti troket në portën e zemrës të shumë të rinjve që ta ndjekin me bujari e bindje në misionin meshtarak apo në jetën rregulltare”), deri te mbrëmja e lutjes dhe Mesha përfundimtare kremtuar në fushën e Cuatro Vientos.
“U largova nga Vendi duke bartur në zemër këto ditë si dhuratë e madhe”, tha akoma Papa. Sipas Benediktit XVI “takimi i Madridit ka qenë një manifestim i mrekullueshëm feje, për Spanjën, për botën e për të gjithë ne”.







All the contents on this site are copyrighted ©.