2011-08-23 15:25:18

OKB-ja denoncon vrasjen e 2.200 personave në Siri


Në Siri vijojnë masat e shtypjes së manifestimeve kundër qeverisë së Damaskut. OKB-ja denoncon deri më tani vdekjen e së paku 2 mijë e 200 civilëve, 350 që nga fillimi i muajit të Ramazanit.
Opozitarët formuan ‘Këshillin Kombëtar të Luftës kundër regjimit. Sipas aktivistëve, edhe sot ka pasur sulme të reja të forcave të sigurisë kundër manifestuesve. Pesë civilë janë nga forcat e rendit në Hama.
Pra regjimi i Assadit vazhdon ta shtyp revoltën me dorë të hekurt. Forcat e sigurisë siriane kanë shtie me armë zjarri ndaj manifestuesve kundër regjimit në Damaskë, në lagjen Qadam e Zahra. Kështu njoftojnë dëshmitarët në tv panarab al Jazira. Burime tjera të cituara nga al Arabia pohojnë se një manifestim i madh në Qabun, një tjetër lagje të Damaskut, është shpërnda e me qindra civilë janë arrestuar. Të shtëna ndaj manifestuesve kundër regjimit janë regjistruar edhe në Enkhel, vend në rajonin jugor të Daraa-s e në terren ka mbetur një numër i papërcaktuar viktimash. Kështu njofton Komiteti i koordinimit lokal cituar nga tv al Jazira. Sipas burimeve të aktivistëve që transmetojnë në Twitter, katër civilë janë vra nga të shtënat me armë zjarri. Ndeshjet ndërmjet manifestuesve që kërkojnë rënien e regjimit të Assadit e forcave të sigurisë vazhdojnë.







All the contents on this site are copyrighted ©.