2011-08-23 15:27:02

Libi: rebelët kontrollojnë bunkerin e Gedafit. Tripoli në kaos.


Rebelët libianë, që kanë hyrë në rezidencën e Muamar Gedafit në Baba l-Azizya në Tripoli, kanë lartuar flamurin e kryengritëse, duke hequr atë të kolonelit. Kështu njofton tv al-Arabiya, duke cituar burimet e rebelëve. “Forcat tona kanë rrethuar baba l-Azizya. Është zhvilluar një betejë e ashpër. Tani kontrollojmë ndërtesën”, pohoi koloneli Ahmed Omar Bani për agjencitë e lajmeve.

*****
Orë vendimtare për regjimin e Gedafit. Beteja për pushtimin e Tripolit vazhdon me shkallëzimin e dhunës e të kaosit. Bomba mbi bunkerin e Bab al Aziziya, po Muamar Gedafi qëndron, edhe pse është gjithnjë e më i rrethuar: rebelët janë pranë kangjeleve të bunkerit të tij të bombarduar nga sulmet ajrore të Natos dhe luftime të ashpra po zhvillohen afër hotelit Rixos, që është hoteli i gazetarëve të huaj në Tripoli, jo larg bunkerit të liderit libian. Por ende nuk dihet gjë për fatin e Gedafit: ai është në kryeqytet, njoftoi djali i tij Saif al Islam, i cili nuk qe arrestuar, siç u njoftua dje. Në Tripoli mungon energjia elektrike, mungojnë edhe gjërat ushqimore e spitalet janë në gjendje tejet kritike. “S’ ka dyshim se fundi i regjimit tashmë është afër’, pohojnë kancelaritë perëndimore. Fundi i regjimit të Gedafit tashmë është i pashmangshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.