2011-08-23 16:53:31

Atë Aurel Gjerkaj, ofm: Nga DBR-së kthehemi me gëzimin e fesë në trevat tona shqiptare


Janë akoma të gjalla e të freskëta emocionet që u përjetuan në Ditët Botërore të Rinisë që u mbajtën në Madrid nga data 16 deri më 21 gusht. Një turmë oqeanike, gati mbi dy milion të rinjsh nga mbarë bota, 400 të rinjtë nga Shqipëria, qenë pjesëmarrës e protagonistë të Ditës së 26-të Botërore të Rinisë udhëhequr e kremtuar nga Papa Benedikti XVI. Siç ka shkruar shtypi spanjoll, ka qenë mbledhja më e madhe katolikësh që dihet ndonjëherë në historinë e Spanjës. Benedikti XVI e mbylli Ditën e XXVI Botërore të Rinisë në Madrid me thirrjen drejtuar mase dy milion të rinjve: “Bota ka nevojë për të rinjtë. Kisha është e bashkuar me Zotin, e nuk mund ta ndajmë Krishtin nga Kisha, si kokën nga trupi”. “Bota ka nevojë për Zotin, e vetëm dashuria e tij i jep kuptim e vlerë jetës. Dëshmoni fenë në mjedise të ndryshme ju jetoni e veproni, madje edhe aty ku Zoti refuzohet e kundërshtohet”. “Shpresoj të ju shohë në Rio de Zhanejro të Brazilit pas dy vjetësh”. Këto qenë disa nga porosit që Papa Benedikti XVI u drejtoi të rinjve në Madrid, e ne tani do të dëgjojmë dëshminë e françeskanit shqiptar Atë Aurel Gjerkaj, që shoqëroi qindra të rinj shqiptarë në këtë takim vëllazërimi e feje. Ta dëgjojmë dëshminë e tij në mikrofonin e Radio Vatikanit............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.