Në Lindjen e Mesme, armëpushim ndërmjet Rripit të Gazës dhe Izraelit
Pas katër ditë luftimesh, filluar pas atentateve terroriste të së enjtes në veri të
Eilatit, u arrit një marrëveshje armëpushimi ndërmjet fraksioneve palestineze të Rripit
të Gazës dhe izraelitëve. Lidhja Arabe dënoi sulmet izraelite të së enjtes, që shkaktuan
vdekjen e 5 ushtarëve në kufi, ndërsa vetë Izraeli ka dërguar një delegacion në Kajro
të Egjiptit, pikërisht për të diskutuar mbi mënyrën e zgjidhjes së krizës ndërmjet
dy vendeve.