2011-08-22 16:11:24

E vështirë gjendja në Somali


Numri i madh i të shpërngulurve, që kanë mbetur pa shtëpi, e bën gjithnjë e më të vështirë gjendjen në Somali, sidomos për impenjimin, që u duhet të përballojnë strukurave lokale të shëndetësisë. Sipas Karitasit të vendit, rreth 410 mijë refugjatë janë strehuar në të ashtuquajturin “korridori Afgoje”, ndërsa 470 mijë të tjerë ndodhen në kryeqytetin Mogadisho. Problemet kryesore janë fruthi, diarrea e sëmundje të tjera, të kurueshme në kushte normale. Fatkeqësisht, në kushtet aktuale të Somalisë, çdo 11 javë gjen vdekjen 10% e popullsisë nën moshën 5 vjeçare.







All the contents on this site are copyrighted ©.