2011-08-22 12:43:56

Bombardime të reja të aviacionit turk mbi Kurdistanin e Irakut


Turqia vazhdon me bombardimin e pozicioneve të Partisë së punëtorëve kurdë në veri të Irakut. Në sulmet ajrore të djeshme – për të pestën ditë ma radhë – së paku shtatë civilë kurdë kanë humbur jetën. Në zanafillë të sulmeve turke është prita e rebelëve separatistë në territorin turk, që javën e kaluar shkaktoi vdekjen e 12 ushtarëve të Ankarasë. Turqia u mohon të drejtat themelore popullit Kurdë, refuzon të masakrat e së kaluar që ka bërë kundër popujve armenë, shqiptarë e tjerë e madje shpesh avancon pretendimin e rishikimit të historisë së popujve si atij shqiptar, që të mos “fyhet” dinjiteti i turqve..duke anashkaluar e madje mohuar historinë e vërtetë. Një Turqi e tillë pretendon madje të jetë pjesë e Popujve dhe Shteteve demokratike evropiane, po udha është e së vërtetës është e gjatë e duhet një rishikim i historisë së perandorisë Osmane dhe të Turqisë së kohëve pas osmane, për të nxjerr në dritë historinë reale e për të pranuar atë ka ndodhur e është bërë kundër popujve e shteteve të ndryshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.