2011-08-20 16:49:12

Papa njoftoi për shpalljen e shën Gjonit të Avilës, doktor të Kishës universale


Sot, në mbarim të Meshës kremtuar me seminaristët në Katedralen “La Almudena” të Madridit, Papa njoftoi me fjalë të shkurta për shpalljen e ardhshme të Shën Gjonit nga Avila, doktor të Kishës Universale. Menjëherë pas kardinali Rouco Varela e falënderoi përzemërsisht për këtë dhuratë Papën Benediktin XVI. Fjalët e Atit të Shenjtë u pritën me një duartrokitje të gjatë e me mahnitje pasi që lajmi qe i papritur e kështu të pranishmit, brenda e jashtë Katedrales, si dhe shtypi ndërkombëtar, mbetët të befasuar. Shën Gjoni i Avilës, është meshtar spanjoll, lindur më 1500, në Almodovar të Sapnjës. Vdiq më 10 maj 1569. Qe kanonizuar nga papa Pali VI e shpallur nga Konferenca Ipeshkvnore Katolike e Spanjës Pajtor Qiellor i meshtarëve dioqezanë. Shkroi letrat e famshme të Koncilit Kishtar të Trenit mbi gjendjen e meshtarëve. Ndihmoi shën Injacin e Lojolës, shën Françeskun Borgja, Shën Pjetrin Alkantara e Shën Terezën e Avilës.







All the contents on this site are copyrighted ©.