Fondacioni “Instituto S. José” i Urdhërit Spitalor të Shën Gjonit të Zotit (Fatebenefratelli)
u ndërtua në vitin 1889 nga Markezi i Valehos e nga shën Benedikt Meni, rregulltar
i Urdhërit. Fondacioni kryen veprimtari bamirëse e u jep ndihmë të specializuar mjekësore
njerëzve të gjymtuar fizikisht ose mendërisht, në veçanti epileptikëve. Spitali ka
dhjetë pavione me rreth 400 shtretër. Në të shërbejnë rreth 300 vetë.