2011-08-20 20:10:05

DBR-së: Ati i Shenjtë takohet me motrën Terezita, murgeshë klauzure, 103 vjeçe.


Papa u takua sot me motrën e klauzurës më të vjetër në botë. Zgjati vetëm disa minuta ky takim, jashtëzakonisht i përzemërt e plot gjallëri, në Nunciaturën e Madridit. Regulltarja, që është ende në gjendje të ecë me këmbët e veta, u ul në një poltronë pranë Papës, të cilit i dhuroi një libër kushtuar jetës rregulltare, njëri nga kapitujt e të cilit i kushtohet pikërisht asaj vetë. Në faqen e parë kishte shkruar, me shkrimin e saj të bukur, një kushtim për Benediktin XVI. Me të ishte edhe një murgeshë më e re, vetëm 80 vjeçe, që ka shërbyer shumë vjet në Kongregatën për Doktrinën e Fesë, kur kardinali Racinger ishte prefekt.
Kujtojmë se motër Terezita, që jeton në kuvendin e Sisal Buenafuente, rreth 100 kilometra larg Madridit, hyri në Karmel kur ishte vetëm 19 vjeçare, më 16 prill 1927. Pikërisht atë ditë kur në Marktl am Inn, dioqeza e Passau (Germani), lindte Ai, që do të bëhej Papa Benedikti XVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.