2011-08-20 17:43:17

Benedikti XVI takohet me kreun e opozitës, Rajoy.


Pas Meshës, Papa u rikthye në sakresti e, në një nga mjediset në dalje të saj, pati një takim të shkurtër me zotin Mariano Rajoy Brey. Është takimi i tretë i Benediktit XVI me personalitetet më të larta të jetës politike në vend, pas takimit me Mbretin Huan Karlos dhe kryeministrin Zapatero.
I lindur në Santiago de Kompostela në vitin 1995, zoti Brey u diplomua në jurisprudencë në Universitetin e qytetit të tij të lindjes. Më 1981 u zgjodh në Asamblenë Rajonale të Galicisë; më 1986, në Parlament, si deputet i Partisë Popullore. Zv.sekretar i Partisë, që nga viti 1990, u bë kryetar i saj në vitin 2003. Ka qenë ministër në qeverinë e viteve 1996-2003. Tani është kreu i opozitës. Në përfundim të këtij takimi të shkurtër, Benedikti XVI e kaloi drekën në Selinë e Kryeipeshkvit të Madridit, kardinalit Ruoko Varela, ku së pari vizitoi kapelëzën, në katin e parë të Pallatit të kryeipeshkvisë, për t’u tërhequr disa çaste në apartamentin, vënë në dispozicion të tij, në pritje të arritjes së kardinajve të Spanjës, të ipeshkvijve të provincës së Madridit dhe të grupit të tij shoqërues, për të drekuar së bashku.







All the contents on this site are copyrighted ©.