2011-08-20 19:38:40

Benedikti XVI me organizatore të DBR-së: bashkëpunimi me institucionet është i mundshëm dhe i mirë.


Pas drekës, Benedikti XVI u rikthye në Nunciaturën Apostolike të Madridit ku, sipas traditës së shtegtimeve papnore ndërkombëtare, u takua me Organizatorët të DBR-s, për t’i falënderuar.
Vetëm dashuria për Kishën e dëshira e zjarrtë për t’i ungjillëzuar të rinjtë – theksoi gjatë fjalimit të shkurtër, drejtuar organizatorëve të zgjedhur nga ana e qeverisë dhe e Kishës - mund ta shpjegojnë këtë impenjim kaq bujar të kohës e të energjive, që pa asnjë dyshim, do të japë fryte të begata apostolike.
Papa falënderoi në mënyrë të posaçme anëtarët e Komisionit të përbërë, të organizuar nga kryeipeshkvi i Madridit, në bashkëpunim me Administratën e Shtetit, Bashkësinë e Madridit dhe Bashkinë e kryeqytetit, që u formua qysh në fillim të përgatitjes për këtë ditë botërore, në një qytet të bukur e solidar, si Madridi:
“Efikasiteti i këtij komisioni – tha në përfundim Papa – tregon se bashkëpunimi ndërmjet Kishës dhe institucioneve civile është jo vetëm i mundshëm, por edhe se, kur vihet në shërbim të një nisme me frymëmarrje kaq të gjerë, si kjo në të cilën u impenjuat, realizohet parimi, sipas të cilit e mira krijon unitet”....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.