2011-08-20 16:25:41

BDR-së: Papa seminaristëve, shkoni përpara vetëm nëse keni vendosur ta përshkoni udhën e Krishtit


Papa kremtoi sot Meshën në Katedralen e “La Almudena” me seminaristët spanjollë. Në homeli Benedikti XVImes tjerash theksoi: “Ne duhet të jemi të shenjtë për të mos krijuar kundërshtime ndërmjet simbolit që jemi dhe realitetit që duam të jetë kuptimplotë”. “Askush nuk e zgjedh kontekstin, as njerëzit e caktuar apo vendin e misionit personal. Çdo epokë i ka problemet e veta, por Zoti na ofron në çdo kohë hirin e nevojshëm për bartur mbi vete e tejkaluar me dashuri e realizëm të gjitha problemet”. Inkurajoj edukatorët tuaj, hapeni shpirtin tuaj para dritës së Zotit për të pa nëse kjo udhë, e cila kërkon guxim e autenticitet, është për ju, duke avancuar deri në meshtari vetëm nëse do të jeni të pushtuar vendosmërisht nga Zoti që ju thërret të jeni mbarështuesit e tij e nëse vendosmërisht jeni të vendosur ta ushtroni meshtarinë duke iu bindur rregulloreve të Kishës”. Me këto fjalë Papa Benedikti XVI iu drejtuar sot seminaristëve të pranishëm në Meshën e Shenjtë kremtuar në Katedralen e Shën Marisë Mbretëreshë të la Almudena të Madridit, në kuadrin e Ditës Botërore të Rinisë. “Të jesh shëmbëllim i Krishtit – vijoi Papa - do të thotë, të dashur seminarista, të identifikohemi përherë më shumë me Atë që për ne është bërë shërbëtor, meshtar e flijim. Të shëmbëllejmë Atij, në realitet, është detyrë e çdo meshtari të shkëlqej gjatë tërë jetës. Që tani e dimë se një detyrë e tillë na befason e nuk do të mund t’ia arrijmë në mënyrë të plotë, mirëpo, siç thotë shën Pali, ne vrapojmë drejt cakut duke shpresuar ta arrijmë”. E “Krishti, Meshtar i Madh, është edhe Bari i Mirë që i ruan delet e vete deri sa e dha edhe jetën e vet për to. Për ta imituar edhe në këtë Zotërinë Jezus, zemra juaj duhet të përforcohet, të pjekët e të rritet në seminar, duke mbretur krejtësisht në gatishmëri të Mësuesit, të frymëzuar e të udhëhequr nga Shpirti Shenjt.Ati i Shenjtë Ratcinger i ftoi meshtarët e ardhshëm, që të jenë dëshmitarë të Zotit e “ mbrojtës të paepur” të dinjitetit njerëzor. “ Mos lejoni të shkurajoheni nga realiteti që ju rrethon, në të cilin duan ta lënë Zotin anash”, i porositi Papa seminaristët.







All the contents on this site are copyrighted ©.