2011-08-20 17:33:21

Aeroporti i Madridit “Cuatro Vientos”


Aeroporti “Cuatro Vientos” është një bazë ajrore e ndërtuar në vitin 1911. Që nga viti 1970 është i hapur edhe për transportin ajror civil, pranon avionë privatë dhe mund të mburret me shkollën e fluturimit e me muzeun e aeronautikës.
Papamobili përshkon hapësirën e madhe të aeroportit, ku mund të qëndrojnë mëse një milion vetë. Këtu, i Lumi Gjon Pali II kremtoi meshën me të rinjtë gjatë udhëtimit të tij të pestë e të fundit në Spanjë (3-4 maj 2003).
Të rinjtë vijnë në këtë vend që nga mëngjesi i së shtunës, 20 gusht. Duke filluar nga ora 16.00 nisin veprimtaritë përgatitore për Lutjen e Mbrëmjes: dëgjohen dëshmi të të rinjve, ekzekutime muzikore, lutje, etj.. Në krejt perimetrin e bazës janë ngritur 17 kapela për të Shenjtnueshmin Sakrament, në tenda shumë të mëdha për t’u lutur e për të adhuruar Eukaristinë gjatë gjithë natës.







All the contents on this site are copyrighted ©.