2011-08-19 14:44:46

Sot në “ Sallonin e Ambasadorëve” pranë Nunciaturës Apostolike të Madridit Papa drekoi me 12 të rinj të 11 kombësive të të 5 kontinenteve.


Të rinjtë që drekuan sot me Atin e Shenjtë Jozef Ratcinger, pas vizitës së tij në El Escorial, janë zgjedhur nga vullnetarët që kanë punuar në faza të ndryshme të përgatitjes së DBR-së. Ishin të pranishëm një djalë e një vajzë për çdo kontinent e një djalë e një vajzë të Spanjës. Kështu, këta të ri janë bërë që tani “famshëm” për nderin që patën të uleshin në sofër së bashku me Papën Benediktin XVI.
Shumë prej tyre u intervistuan e në Vendet e tyre shtypi lokal ka treguar shumë interes lidhur me “përvojën e tyre unike e të jashtëzakonshme”. Gjatë drekës, të rinjtë shkëmbyen mendimet e tyre me Papës rreth temave të ndryshme; nga feja, tek vlerat njerëzore, kulturore e shpirtërore në realitetin e sotëm botëror.
Ja lista e 12 të rinjve që ishin së bashku me Papën për drekë:
Sylvie Kambau Mujinga (Republika Demokratike e Kongos)
Aloys Sibomana (Ruanda)
Michelle Louise Hatfieid (SHBA)
Juan Carlos Piedra Calderón (Ekuador)
Ya-Chen Chuang (Taiwan)
Gia Hoangg Nguyen (Vietnam)
Eva Jànośikova (Sllovakia)
Olivier Richard (Franca)
Clarie Brown (Australia)
Martin Thomas Leung-Wai (Zelanda Re)
Aurora María Almagro (Spanja)
Gonzalo Cánovas del Castillo (Spanja)







All the contents on this site are copyrighted ©.