2011-08-19 15:27:04

Sheshi i Sibeles në Madrid


Sheshi, Cibeles me formë të rrumbullt, lidhet me disa nga rrugët e gjëra të komunikimit. E merr emrin nga shatërvani qëndror, realizuar në vitin 1782, sipas projektit të Ventuar Rodriguez, stolisur nga një grup skulptural, kushtuar Cibeles, hyjni e nderuar në lashtësi si Nëna e madhe e natyrës dhe e të gjithë frymorëve. Rrethoren e Sheshit e përmbyllin katër ndërtesa me vlerë të njohur historiko—artisike, ngritur në fund të shekullit XVIII e në fillim të atij XIX. Janë: Pallati Buenavista ose Pallati i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, përfunduar më 1777, më i lashti nga të katërt. Është vendodìsur në skajin veriperëndimor, përballë Palacio de Linares, ose Casa de América, në skajin verilindor. Në skajin juglindor ngrihet Pallati i Komunikacioneve, seli e Komunes së Madridit (nga viti 2007), ndërsa në skajin jugperëndimor, Pallati i Banco de EspaňaMe të katër rrugët e gjëra që të çojnë në të, Shehi mund të zërë më se 600 mijë vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.