2011-08-19 12:42:55

Papa motrave rregulltare të reja, Kisha ka nevojë për besnikërinë tuaj ungjillore.


“Kisha ka nevojë për besnikërinë tuaj rinore, të rrënjosur e të ndërtuar në Krishtin”: Kështu tha mes tjerash Papa Benedikti XVI gjatë takimit mbajtur në Kompleksin monumental të El Escorialit me 1600 motra rregulltare të reja “nder 35” që marrin pjesë në Ditën Botërore të Rinisë që po zhvillohet në Madrid. “Ju falënderoj për ‘po-në’ tuaj bujare, totale e të përhershme që dhatë ndaj thirrjes të të Dashurit Jezus.
Një vajzë e re që shkon kundër rrymës së modës e kohës dhe zgjedh e vendos t’ia shuguroi e përkushtoi tërë vetveten Zotin, dëshmon rrënjët e Ungjillit para relativizmit e mediokritetit” të botës së sotme, e një “besnikëri rinore, të rrënjosur e të ndërtuar në Krishtin, për çka Kisha ka nevojë”. "Takimi personal me Krishtin, që ushqen thirrjen tuaj, duhet të dëshmohet në jetën tuaj me tërë forcën shndërruese, që sot ka një rëndësi të veçantë, kur “konstatojmë një lloj “eklipsi të Zotit”. "Virgjëra Mari e mbështettë dhe shoqëroftë rininë tuaj të shuguruar, me dëshirën e flaktë që Ajo kërkon, inkurajon e shndritë tek të gjithë të rinjtë”. “Me këto ndjenja, - përfundoi Papa – i kërkoi Zotit ta shpërblen me begati kontributin bujar të Jetës Rregulltare për këtë Ditë Botërore të Rinisë, e në emër të Tij ju bekoj me gjithë zemër”.







All the contents on this site are copyrighted ©.