2011-08-19 13:00:05

Mbreti Huan Karlos I i Spanjës


Lindi në Romë më 5 janar 1938. Djali i dytë i Don Huan de Borbon i Batenberg, Conde di Barcelona dhe i Doňa María de las Mercedes de Borbon y Orléans, u shpall Mbret i Spanjës më 22 nëntor 1975. I martuar në Athinë me Princeshën Sofia e Greqisë, ka tre fëmijë: vajzat Elena e Kristina dhe trashëgimtarin e fronit Felipe, princ i Asturieve. Takimi i fundit i Mbretit Huan Karlos me Benediktin XVI është ai i 7 nëntorit 2010, në Barcelonë, pranë Tempullit të Sagrada Familia, gjatë shtegtimit apostolik të Papës në Santiago të Kompostelës e në Barcelonë (6 - 7 nëntor 2010).







All the contents on this site are copyrighted ©.