2011-08-19 18:46:17

Kryeministri Spanjës, zoti Josè Luis Rodríguez Zapatero


Kryeministri Zapatero, i lindur në vitin 1960, u diplomua në drejtësi pranë Universitetit të Leon, në vitin 1982. Nga viti 1986 është anëtar i Parlamentit (Cortes), në radhët e Partisë Socialiste Spanjolle të Punës e, nga viti 2000, edhe sekretar i kësaj Partie.
Zapatero është në krye të qeverisë që nga viti 2004, pas fitores së socialistëve në zgjedhjet parlamentare. I martuar në vitin 1986 me zonjën Sonsoles Espinosa, ka dy vajza. Zoti Rodriguez Zapatero është takuar me Atin e Shenjtë më 7 teteor 2010, gjatë shtegtimit apostolik të Benediktit XVI në Santiago të Kompostelës.







All the contents on this site are copyrighted ©.