2011-08-19 15:25:50

Ipeshkvi i Rrëshenit imzot Palmieri: të rinjtë shqiptarë, thesar i çmuar për Kishën e Vendin.


Papa Benedikti XVI që dje gjendet në Madrid, ku shkoi për të takuar të rinjtë e mbarë botës me rastin e Ditës së 26-të të tyre botërore. Ati i Shenjtë Ratcinger u prit nga mase 500 mijë të rinj me një entuziazëm e gëzim të papërshkueshëm. E Papa që në fjalimin dhe takimet e para në Madrid, falënderoi Spanjën e të rinjtë dhe nënvizoi rëndësinë e DBR-së si rast të veçantë për të takuar Krishtin dhe për t’u rrënjosur në Fjalën e Tij jetëdhënëse. “Jam këtu për t’u takuar me mijëra të rinj nga e gjithë bota, katolikë, me interes për Krishtin, ose në kërkim të së vërtetës, që i jep kuptim jetës. Për t’i përforcuar të gjithë në fe, për t’i nxitur të rinjtë të takohen personalisht me Krishtin Mik e kështu, jenë dëshmitarë besnikë e të guximshëm”, posaçërisht në realitetin bashkëkohor, ku, siç u tha sot motrave të reja rregulltare në El Escorial, konstatojmë një lloj ‘eklipsi të Zotit’, një lloj amnezie, madje një refuzim të vërtetë të Krishterimit e një mohim të thesarit të fesë së pranuar, me rrezikun e humbjes së identitetit personal”.
Papa Ratcinger foli mbi marrëdhënien personale të njeriut me Krishtin, mbi domethënien e rolin e fesë në shoqërinë e sotme, por edhe mbi temën e ekonomisë e të etikës, të papunësisë e të çorientimit të të rinjve. Prandaj, Benedikti XVI propozon Krishtin, Udhën, të Vërtetën e Jetës dhe i fton të rinjtë të rrënjosën gjithnjë më shumë mbi këtë shkëmb të qëndrueshëm e të ushqehen nga kjo gurrë e pashtershme.
Ndër qindra mijëra të rinjtë nga mbarë bota të pranishëm në Ditën e 26-të Botërore të Rinisë, janë edhe 400 të rinj nga Shqipëria, të shoqëruar nga meshtarët, rregulltarët e tre ipeshkvij. Në mikrofonin e bashkëpunëtorët sonë Violeta Marashi nga Madridi të dëgjojmë ipeshkvin e Rrëshenit imzot Cristoforo Palmierin.............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.