Imzot Massafra: "është nder për të rinjtë shqiptarë të mbajnë Kryqin e DBR-së në Udhën
e Kryqit me Papën"
Në njërën nga ndalesat e Udhës së Kryqit, që fillon në Madrid në orën 19.30, pikërisht
në stacionin e tetë, Kryqin e DBR-ve e mbajnë të rinjtë nga Shqipëria. Është ndalesa,
në të cilën përkujtohet guximi i shën Veronikës, që la pas gratë e përlotura, kapërceu
radhën me ushtarë e i fshiu Krishtit fytyrën e përgjakur. Meditimi i shkruar nga Motrat
e Kryqit të Seviljes, jo më kot, kujton diktaturën komuniste: “Jezusi – shqiptohet
në këtë ndalesë – ka mëshirë për gratë e Jeruzalemit e në pëlhurën e Veronikës lë
vulën e fytyrës së vet, e cila na kujton sa e sa njerëz të shpërfytyruar nga regjimet
ateiste, që e shkatërrojnë personin dhe e privojnë atë nga dinjiteti”. Në mikrofonin
e don David Gjugjës, pikërisht për këtë çast, flet kryeipeshkvi metropolit i Shkodrës,
imzot Angelo Massafra, i cili ndodhet në Madrid së bashku me 400 të rinj nga Shqipëria