2011-08-19 13:00:16

El Escorial: Shën Lorenci i El Eskorial


Është një kompleks monumental historik e fetar, ndërtuar nga Filipi II, ndërmjet viteve 1563 e 1594. Ndërtesë katërkëndëshe, me katër kulla e me fasadë monumentale (208 m. x 162 m.), ngritur me granit ngjyrë hiri të errët, mbulohet me rrasa guri blu. Ndërtesa ka formën e skarës, për të kujtuar se Shën Lorenci u dogj i gjallë pikërisht mbi një skarë. Pallati ka 2000 dhoma, 2600 dritare, më se 12.00 porta, 86 sallone, 16 oborre, 15 kiostre e 88 shatërvane. Më 1984 UNESCO e shpalli “Pasuri e njerëzimit”. Ndërtesa vigane, Pasuri e Shtëpisë Mbretërore, përfshin ‘Palacio de los Austrias’, Muzeumet e reja, të pasura me piktura të artistëve të mëdhenj (El Greko, Velaskuez, Ticiani, Tintoreto, Veroneze, Bosk) Bazilikën, Sallat Kapitulare, Panteonin e nëndheshëm, vendvarrim i mbretërve të Spanjës, Bibliotekën, ku Filipi II dëshironte të mblidhte gjithë dijet e kohës së tij, “Casita del Principe” dhe Manastirin e etërve agostinianë, aktualisht rreth 28 rregulltarë, që japin mësim në shkollën e vendosur në ndërtesën kryesore, si dhe në Universitetin Maria Kristina, aty pranë.







All the contents on this site are copyrighted ©.