2011-08-19 18:24:56

DBR: Atë Lombardi, në sofër me Papën nuk kishte asnjë të rekomanduar


Asnjë nga 12 të rinjtë, që u ulën në sofër me Papën sot, gjatë drekës së shtruar në Sallonin e Ambasadorëve, nuk ishte i rekomanduar. U zgjodhën me short ndërmjet grupeve të vullnetarëve, ashtu si u zgjodh Matia, në Veprat e Apostujve. E sqaron këtë atë Federiko Lombardi, drejtor i Sallës vatikanase të Shtypit, duke treguar se ndërmjet atyre, që u ra shorti të drekonin me Atin e Shenjtë, ishte edhe një djalosh francez, dhëndërr i ri, i sapomartuar me një vullnetare të DBR-së. Me që nuses së re nuk i ra shorti, nuk mundi të merrte pjesë në drekë. Gjithsesi, kur dreka po i afrohej fundit, ajo, që priste të dilte i shoqi, për t’i treguar mbresat, ende të freskëta, u ftua e iu paraqit Papës. “Takim prekës - sqaron atë Lombardi - gjatë të cilit Ati i Shenjtë mundi t’i bëjë urimet më të mira, një çifti që lindi në klimën e ngrohtë të DBR-së”.Me short u zgjodhën edhe tre të rinjtë, që do të rrëfehen nesër me Papën, sqaron atë Lombardi. U mblodhën të gjithë ata, që dëshironin të gjunjëzoheshin në rrëfyestoren e Benediktit XVI. Por, para se të hidhej shorti, u sqaruan se duhet të flisnin ndonjërën nga gjuhët kryesore të Evropës: italishten, frëngjishten ose gjermanishten, gjuhë që Papa i kupton mirëfilli, pa kujtuar këtu edhe anglishten e spanjishten.







All the contents on this site are copyrighted ©.