Është një nga veprat më të mëdha të arkitekturës spanjolle, me formë katrore, me tri
navata e një kupolë jashtëzakonisht të madhe. Qemeret janë të afreskuara nga Kambiazo
e Gjordano; pikturat mbi elterët, janë të artistëve të mëdhenj barokë, ndërsa Kryqi
i madh prej mermeri, vepër e Benvenuto Çelinit. “Capilla Mayor”, apo “Kapela e Madhe”,
është një kompleks i pesëqindes, me pasuri të shquara artistike: ka Elterin me tabernakullin
në formë tempulli; retablin (term spanjoll, që përdoret për të treguar pikturat mbi
elterët) të punuar në mermer e në bronz, një numër të madh pikturash dhe dy grupe
skulpturore prej bronzi, që paraqesin Filipin II dhe Karlin V në lutje, së bashku
me familjarët, kryevepra të Pomepo e Leone Leonit. Bazilika mund të zërë më se 1.
500 vetë.