Avioni i Alitalia me Papën mbërrini në Madridi pak para orës 12.00. Në aeroportin
e kryeqytetit spanjoll Atin e Shenjtë Ratcinger e priti mbreti Juan Carlos Borbone
e mbretëresha Sofia, si dhe kryeministri socialist José Luis Zapatero së bashku me
kardinalin e Madridi hirësinë e tij Varella. Benedikti XVI deri të dielën e ardhshme
do të kryesojë Ditën Botëore të Rinisë, ndërmjet qindra mijëra të rinjve shtegtarë
të ardhur nga mbarë bota për kremtimin e Ditës së 26-të Botërore, e një grup i tyre
i pranishëm në aeroport përshëndeti Benediktin XVI me entuziazmin e tyre rinor.