Të rinjtë shqiptarë në BDR-së në Madrid me entuziazmin shpirtëror
Në mesin e qindra mijëra të rinjve nga të katër anën e botës të pranishëm në Ditën
e XXVI Botërore të Rinisë në Madrid, janë edhe qindra e qindra të rinj shqiptarë.
Rinia shqiptare vjen kryesisht nga kryedioqeza metropolite e Shkodër-Pultit, e Tiranë-Durrësit,
e Sapës, Lezhës dhe Rrësheni, të cilët janë të shoqëruar nga meshtarët, rregulltarët
e ipeshkvijtë. Mbi entuziazmin dhe qëllimin e pjesëmarrjes së tyre në BDR-së në Madrid
në mikrofonin e Violeta Marashit nga kryeqyteti i Spanjës, flet kryeipeshkvi imzot
Angelo Massafra.Ta dëgjojmë........