2011-08-17 12:43:05

Papa: DBR-së, ngjarje e rëndësishme kishtare, merrni pjesë me lutje


Benedikti XVI u kërkoi sot besimtarëve të bashkohen “shpirtërisht” e “me lutje” në Ditën Botërore të Rinisë që po mbahet në Madrid dhe në udhëtimin e tij papnor në kryeqytetin spanjoll, që do të fillojë nesër, për këtë “ngjarje të rëndësishme kishtare”.
“Nesër do të shkojë në Madrid, ku do të kem gëzimin të takoj shumë të rinj të mbledhur për Ditën e XXVI Botërore të Rinisë”, tha Papa duke përshëndetur shtegtarët në gjuhën italiane, në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme mbajtur në oborrin e brendshëm të selisë papnore në Kastelgandolfo.
“Ju kërkoj të bashkoheni shpirtërisht me lutje në këtë ngjarje të rëndësishme kishtare”, shtoi Ati i Shenjtë Ratcinger, i cili falënderoi besimtarët për lutjet e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.