2011-08-16 12:05:41

Të rinjtë e botës këndojnë himnin e Ditës së tyre të 26-të Botërore: Të fortë në fe!


Në zemrat e të rinjve nga mbarë bota në Madrid shpertheu entuziazmi. Të rinjtë filluan përvojën e jashtëzakonshme fetare e njerëzore. Do të jetojnë çaste të rëndësishme e të paharrueshme e vëllazërimi e feje, sidomos, do të takohen me Krishtin e Gjallë, duke përforcuar fenë. Tashmë nga të katër anët e botës, dëshmitarët e rinj të fesë, kanë arritur në Madrid ku këndojnë Himnin e Ditës Botërore të Rinisë:.....RealAudioMP3
“Të fortë në fe, të fortë në fe,
me Krishtin Zot ecim
me Krishtin përkrah.
Lavdi përgjithmonë
në Krishtin ecim,
të pathyeshëm në fe!

Dora jote plagët na i shëron
sytë e tu ne sytë na i përtërijnë.
Buzët e tua faljen premtojnë,
këmbët e tua i prijnë hapit tonë. O Krisht, vëllai ynë, o Krisht, miku ynë!
Në Ty, Zoti ynë,
gjejmë forcë e guxim!







All the contents on this site are copyrighted ©.