2011-08-16 15:04:43

Tregu botëror pret rezultatet e takimit Merkel-Sarkozi


Takimi i sotëm ndërmjet kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Nikolas Sarkozì vendos mbi shenjën pozitive ose negative të bursave ndërkombëtare. Dy vendet “lokomotiva” të Evropës duhet t’i japin kontinentit të vjetër një plan për të dalë nga kriza ekonomike. Megjithëse takimi është i rëndësishëm e përfundon sot, ndikimi i tij mbi tregjet botërore nuk është i menjëhershëm, pasi edhe për Gjermaninë e Francën, zhvillimi ekonomik është ndalur. Në tremujorin e dytë të këtij viti, Prodhimi i Brendshëm Brut i Gjermanisë është rritur me 0,11%, ndërsa veprimtaria ekonomike në Francë regjistron amulli. Problemi është: nga kjo mbledhje, Eurozona do të dalë më e fortë, apo të dyja vendet, sidomos Gjermania, do të përpiqen të varen sa më pak nga ekonomitë më të dobta të Bashkimit Evropian, duke i lënë ato në fatin e tyre?







All the contents on this site are copyrighted ©.