2011-08-16 14:04:17

Pajtorët e DBR-së së Madridit: shën Isidro Labrador dhe shën Maria de la Cabeza


Të rinjtë e Madridit kanë edhe Pajtorët e tyre Qiellorë. Janë zgjedhur nga Kisha si shembuj jete për ta, por edhe për të përshkuar me ngjarjet e tyre tokësore, historinë e traditën e krishterë të kombit spanjoll. Në krye Zoja e Bekuar, Pajtore e Madridit me titullin “Zoja jonë e Almudenës”, për të cilën iu folëm të dielën.
Të rinjve të DBR-së do t’u jepen si shembuj edhe jeta e nëntë shenjtorëve të tjerë, për të cilët mund të lexojnë në dokumentet, që kanë në çantën e tyre të shpinës. Dy prej këtyre shenjtorëve jetuan ndërmjet shekullit XI dhe XII. Janë bashkëshortët shën Isidro Labrador dhe shën Maria de la Cabeza. Shën Isidro (apo Isidori, në shqip) është pajtori i bujqve dhe i agronomëve, si edhe bashkëpajtor i Madridit, ku lindi në vitin 1082. E kaloi jetën si bujk, duke treguar dashuri të madhe për të varfërit e duke bërë mrekulli para dhe pas vdekjes, në vitin 1172. Nga ndërhyrja e tij në qiell u shërua mbreti Filipi III nga një sëmundje e rëndë dhe fitoi luftën në Las Navas de Tolosa, mbreti Alfonsi VI, të cilit edhe iu duk.
Nga gruaja e tij, edhe ajo shenjte, pati një fëmijë. Për shën Marinë de la Cabeza dihet pak, por natyrisht shoqëroi shën Isidron në të gjitha veprimtaritë e tij bamirëse e vdiq në famë shenjtërie në vitin 1175, ose 1180. Shembulli i bashkëshortëve u propozohet të rinjve, që ata të kuptojnë ç’do të thotë martesë e krishterë e dëshmi e përbashkët dashurie.








All the contents on this site are copyrighted ©.