2011-08-13 10:56:51

Mesazh i OKB-së për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, 12 gusht 2011


Dita Botërore e Rinisë në Madrid u parapri nga Dita Ndërkombëtare e Rinisë, festë e organizuar nga OKB-ja për të rinjtë e mbarë globit më 12 gusht. Tema e këtij viti ishte “Të ndryshojmë botën”. Në mesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-mun me këtë rast, thuhet se kjo nuk është vetëm tema e Ditës, por edhe aspirata e sotme e brezit të ri.
“Akoma tepër të rinj – shkruhet në mesazh – në krahasim me mëse një miliard që numërohen në nivel botëror, nuk mund të arsimohen, nuk kanë liritë dhe mundësitë, që do t’u takonin. Pavarësisht nga këto kufizime, të rinjtë po mobilizohen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Falë tyre, gjatë viteve të fundit, janë arritur rezultate të jashtëzakonshme; janë rrëzuar diktatura e janë dhënë sinjale shprese në shumë vende”.
Ban Ki-mun vë në dukje aftësinë e të rinjve për të kapërcyer barrierat, guximin për të përballuar sfidat, prirjen e tyre drejt drejtësisë e kundër diskriminimit shoqëror, përpjekjet për të mbrojtur ambientin dhe për të përballuar sëmundje të rrezikshme si Sida. Në ditën, që mbyll Vitin Ndërkombëtar të Rinisë, vazhdon sekretari i OKB-së, bashkësia ndërkombëtare duhet të bashkëpunojë për t’u dhënë më tepër mundësi të rinjve të jetojnë denjësisht e t’u garantojë të ardhmen, përmes punës e zhvillimit ekonomik, edhe duke shfrytëzuar talentin dhe energjitë e të rinjve. Letra e Ban Ki-mun u drejtohet në fund, vetë të rinjve: “Ju keni mundësinë ta ndryshoni botën. Mos e lini t’ju ikë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.