Me 13 gusht kalendari perkujton shën Poncianin e shën Hipolitin.
Shenjtorët, që përkujtoi sot Kisha katolike, janë Ponciani papë e Hipoliti meshtar.
Ponciani u zgjodh papë në vitin 230 dhe u ul në fronin e Shën Pjetrit më 21 korrik
të të njëjtit vit. Asokohe perandoria romake sundohej nga Aleksandër Severi e Kisha
gëzonte një periudhë paqeje. Prifti Hipolit ka shumë mundësi të jetë Hipoliti i
ditur, antipapë, që i pati sjellë shumë trazime Kishës së Romës atyre viteve. Këta
dy njerëz, që jetuan në kundërshtim me njëri tjetrin, duke besuar që të dy Krishtin
e duke punuar për lavdinë e Tij, i bashkoi martirizimi i përbashkët për të njëjtin
Zot. E derdhën njëherësh gjakun për Krishtin në Sardenjë, ku ishin internuar, në vitin
235. Sipas Martiriologut Romak, trupat e tyre u mbartën në Romë e u varrosën: i pari,
në varrezën e Shën Kalistit e i dyti, në varrezën e rrugës Tiburtina.