2011-08-11 15:24:46

Ban Ki-mun: 2 mijë viktima në Siri


Në Siri, forcat e sigurisë paskëshin bërë “gabime”. Kjo qe deklarata e presidentit Bashar al-Asad, ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB-së, pavarësisht se pa marrëveshje për masat që duhen marrë, kërkoi sërish të ndalet dhuna. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun kujtoi se deri tani, në vend, numërohen së paku 2 mijë viktima, 13 mijë të burgosur dhe 3 mijë të zhdukur e në terren vazhdon shtypja e protestuesve nga ana e regjimit. Sot, në Damask ndodhej një delegacion përfaqësuesish të Indisë, Brazilit dhe të Afrikës së Jugut. Ministri i jashtëm sirian u deklaroi se brenda vitit, në Siri do të zhvillohen zgjedhje të lira e shumëpartiake. Procesi i rishikimit të Kushtetutës, sipas presidentit Asad, do të përfundojë në shkurt/mars 2012.







All the contents on this site are copyrighted ©.