2011-08-10 12:46:37

Muzikë, që lind nga feja: kështu Papa në koncertin për 60-vjetorin e meshtarisë


Qe muzika e Bahut dhe e Vivaldit, protagonistja absolute e koncertit të mbrëmshëm në Kastel Gandoldo, për të kremtuar 60-vjetorin e meshtarisë së Benediktit XVI dhe të vëllait të tij, imzot Georg Racinger. Në podium u ngjitën Ensemble New Seasons (Ansambli Sezonet e Reja), i përbërë nga gjashtë muzikantë të orkestrave të ndryshme botërore, si edhe dy solistë, violinistja Arabela Shtajnbaher dhe oboisti Albreht Majer, të cilët paraqitën edhe një pjesë nga Moxart, jashtë programit. Artistë, që Papa i falenderoi për dhuratën e për ekzekutimin e shkëlqyer, që siç u tha, vjen “nga zemra”:RealAudioMP3
“Die beiden Stücke von Vivaldi…”
“Dy pjesët e Vivaldit që dëgjuam sonte – shpjegoi Ati i Shenjtë – hyjnë në të ashtuquajturat “koncerte ripieno”, kompozuar për orkestër harqesh e bas kontinuo, shumica e të cilëve kishte qëllim didaktik. Por, uniformiteti i tyre arkitektonik nuk është kurrë monoton – shtoi Papa - duke nënvizuar se koncertet e kompozitorit italian janë “shembull drite e bukurie, që përçon qetësi e gëzim”. Një karakteristikë – vazhdoi Ati i Shenjtë – që e ka burimin në fenë e tij:
“So offenbart das Hören seiner Werke geistlicher Musik…”
“Dëgjimi i veprave të tij me muzikë kishtare nxjerr në pah shpirtin thellësisht fetar”. Kjo karakteristikë – theksoi Papa – e bën të ngjashëm me Bahun, i cili në çdo dorëshkrim të vetin vendoste edhe frazën “Soli Deo gloria” (Lavdia shkoftë vetëm në Zotin), duke na zbuluar kështu konceptimin e tij fetar mbi artin. E duke vijuar të flasë për Bahun, Papa vuri në dukje elementin thelbësor të karakterit të kompozitorit gjerman, që ishte feja e patundur dhe përkushtimi i thellë ndaj Zotit. Këto qenë shtyllat në të cilat u mbështet e gjithë jeta e tij:
“Das Hören seiner Musik erinnert gleichsam…”
“Dëgjimi i muzikës së tij – përfundoi Papa – të kujton përroin e rrëmbyeshëm, ose një ndërtesë të madhe, arkitektura e së cilës është tepër e harmonishme, gati-gati përpiqet të riprodhojë harmoninë e përkryer, me të cilën Zoti ka vulosur gjithësinë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.