2011-08-10 18:13:28

Bursat në pikiatë


Pavarësisht nga vendimi i Bankës qendrore amerikane për të mbajtur interesat bankare të ulta deri në vitin 2013, bursat evropiane, të cilat dukej sikur e morën veten, ranë sërish, duke humbur miliarda. Arsyeja: zëra për një deklasim të Francës, që u përgënjeshtrua më vonë. Presidenti Sarkozi ndërpreu pushimet dhe lajmëroi se qeveria do të marrë masa të tjera më 24 gusht për të reduktuar defiçitin. Edhe Uoll Strit i hap dyert nën shenjën minus e vazhdon të humbasë.
Në Romë, kryeministri italian Berluskoni lajmëron se do të mbledhë qeverinë brenda 18 gushtit. Konfirmon barazimin e bilancit në vitin 2013 dhe impenjimin për ta futur në Kushtetutë.







All the contents on this site are copyrighted ©.