2011-08-09 15:40:33

Tripoli akuzon NATO-n për vrasjen e 85 civilëve


Në Libi, qeveria e Gedafit akuzon NATO-n për vrasjen e 85 civilëve, ndër të cilët 33 fëmijë, në afërsi të Zlitanit, 150 km në lindje të Tripolit. Gjatë natës, në kryeqytet ka pasur shpërthime të fuqishme. Sipas dëshmive, objektivi i sulmeve ajrore të Aleancës ishte një depozitë me armë.
Ndërkaq, kreu i Këshillit të Tranzicionit, Mustafa Abdel Zhalil shkriu qeverinë e përkohshme të kryengritësve, duke lajmëruar ndryshime. Sipas shtypit arab, brenda Këshillit kishte kundërshti të forta ndërmjet elementëve liberalë dhe eksponentëve fondamentalistë.







All the contents on this site are copyrighted ©.