2011-08-09 11:08:24

Së shpejti, drejt Madridit, do të nisen 1.200 përfaqësues të rinisë zvicerane


Do të jenë 1. 200 të rinjtë zviceranë, që do të nisen drejt Madridit për Ditën Botërore të Rinisë. Sipas një komunikate, rimarrë nga agjencia Apic, do të shoqërohen nga drejtori i baritorisë rinore, imzot Marian Eleganti; ipeshkvi i Luganos, imzot Pier Xhakomo Grampa e disa prelatë të tjerë. Në delegacion bëjnë pjesë edhe pesëdhjetë meshtarë, rregulltarë e rregulltare. E, kur Benedikti XVI do të arrijë në Madrid, do të dalë për ta pritur edhe një grup fëmijësh, të veshur me uniformat tradicionale të Rojes Papnore. Në një intervistë, dhënë agjencisë Fides, drejtori i grupit tregon se shoqata “Rojet e vogla zvicerane” lindi nga dashuria për Papën, posaçërisht për Gjon Palin II, me rastin e vizitës së tij të parë në Spanjë, në vitin 1982.








All the contents on this site are copyrighted ©.