2011-08-09 11:23:28

Koncert për nder të Papës në Kastel Gandolfo


Sot pasdite, në Sallën e Zviceranëve të Pallatit Apostolik në Kastel Gandolfo, jepet një koncert për nder të Papës Benedikti XVI, në të cilin është i pranishëm edhe i vëllai, imzot Georg Racinger. Eshtë kjo, një nga mënyrat për të kremtuar 60-vjetorin e meshtarisë së Atit të Shenjtë dhe të vëllait të tij. Protagoniste e koncertit, muzika e kompozitorit të njohur gjerman Johan Sebastian Bah, interpretuar nga dy solistë të famshëm: Albreht Majer në oboe dhe Arabela Shtajnbaher, violiniste me origjinë gjermano-japoneze. Në koncertin e Kastel Gandolfos jehojnë edhe tingujt e “Ensemble New Seasons” (Ansambli Sezonet e Reja), i përbërë nga gjashtë muzikantë të orkestrave të ndryshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.