2011-08-09 11:12:31

Jeta e shën Terezës Benedikta e Kryqit


Edit Shtajn lindi në Breslavia, kryeqyteti i Slesias prusiane, më 12 tetor 1891, nga një familje hebreje gjermane. E rritur me vlerat e fesë izraelite, 14 vjeç e braktis këtë fe dhe bëhet ateiste. Studion filozofi në Gëtingen, duke u bërë dishepulle e Edmund Huserlit, themeluesit të shkollës fenomenologjike. Merr famë si filozofe e shkëlqyer. Në vitin 1921 kthehet në fenë katolike, duke u pagëzuar më 1922. Është mësuese për tetë vjet në Spejer (1923-1931). Në vitin 1932 shkon të japë mësim në Institutin pedagogjik të Mynsterit në Vestfali, por aktiviteti i saj pezullohet pas një viti, për shkak të ligjeve racore. Në vitin 1933, në përgjigje të dëshirës, që ndjente prej kohësh, hyn si postulante në Karmelin e Këlnit. Merr emrin shën Tereza Benedikta e Kryqit. Më 2 gusht 1942 arrestohet nga Gestapoja dhe internohet në kampin e përqendrimit të Aushvic-Birkenaut, ku më 9 gusht vdes në dhomën e gazit. Në vitin 1987 shpallet e Lume e më 11 tetor 1998 shpallet shenjte nga Papa Gjon Pali II. Më 1999, së bashku me shën Brigjidën e Suedisë dhe me shën Katerinën e Sienës, shpallet Bashkëpajtore e Evropës.








All the contents on this site are copyrighted ©.