2011-08-08 17:40:34

Në Libi vazhdojnë bombardimet e ndeshjet. Mungojnë ushqimet e benzina


Ditë e re me bombardime e ndeshje në Libi, ku akoma nuk dihet fati i zonës Bir Ganam, 80 km në jug të Tripolit. Sipas dëshmive, është akoma në duart e rebelëve, por regjimi mohon. Ndërkaq, ndihet mungesa e ushqimeve dhe e benzinës. Në Tripoli nuk ka dritë elektrike e ruajtja e ushqimeve, kur frigoriferi nuk punon, bëhet jashtëzakonisht e vështirë. Si pasojë, çmimet rriten.
Nga ana e tyre, kryengritësit mendojnë se ç’do të bëhet pas Gedafit. Gazeta britanike “The Times” ka botuar planin e tranzicionit të Bengazit. Dokumenti prej rreth 70 faqesh, e ka bazën tek një grup prej 10-15 mijë njerëzish, që do të garantojnë sigurinë në kryeqytet e do të arrestojnë figurat kyçe të regjimit.








All the contents on this site are copyrighted ©.