2011-08-05 18:03:56

Vetëm 11 ditë na ndajnë nga kremtimi i Ditës Botërore të Rinisë, në Madrid.


Vetëm dy javë na ndajnë nga kremtimet e Ditës Botërore të Rinisë 2011. Në të katër anët e botës, të rinjtë përfundojnë përgatitjet shpirtërore, mbyllin çantat e bëhen gati për shtegtimin e madh drejt Spanjës, ku do të kremtojnë, rreth Papës, nga data 16 deri më 21 gusht.
Ditët kalojnë shpejt e shpejt e në zemrat e të rinjve shtohet entuziazmi. Do të jetojnë një përvojë të jashtëzakonshme fetare e njerëzore. Do të njohin miq të rinj, tradita të reja, vise të reja, do të jetojnë çaste të rëndësishme e të paharrueshme e, sidomos, do të takohen me Krishtin, duke përforcuar fenë.
Tashmë në të katër anët e botës, dëshmitarët e rinj të fesë, kanë nisur të këndojnë Himnin e Ditës Botëore të Rinisë:
“Të fortë në fe, të fortë në fe,
me Krishtin Zot ecim
me Krishtin përkrah.
Lavdi përgjithmonë
në Krishtin ecim,
të pathyeshëm në fe!

Dora jote plagët na i shëron
sytë e tu ne sytë na i përtërijnë.
Buzët e tua faljen premtojnë,
këmbët e tua i prijnë hapit tonë.O Krisht, vëllau ynë, o Krisht, miku ynë!
Në Ty, Zoti ynë,
gjejmë forcë e guxim!

Edhe të rinjtë shqiptarë po i përfundojnë përgatitjet e po bëhen gati për nisje. Për hollësirat e përgatitjes së kësaj dite të madhe, në mikrofonin tonë, dom Vlash Palaj:RealAudioMP3









All the contents on this site are copyrighted ©.