2011-08-05 18:05:06

Japoni. Mesazh i kryetarit të ipeshkvijve, në përvjetorin e Hiroshimës e të Nagasakit.


Me rastin e përkujtimit të përvitshëm të tragjedisë atomike të Luftës II Botërore, imzot Leo Jun Ikenaga, kryeipeshkëv i Osakës e kryetar i konferencës ipeshkvnore katolike japoneze, i fton katolikët japonezë të luten e të punojnë për paqen. “Ten days for Peace” (Dhjetë ditë për Paqen) titullohet mesazhi. E pikërisht dhjetë do të jenë ditët e reflektimit për temën e paqes, që do të kremtohen në të gjitha dioqezat e Japonisë. Do të fillojnë më 6 gusht, për të përfunduar me festën kulmore të muajit, atë të të ngjiturit të Zojës në Qiell, më 15-të. Dhjetë ditë reflektimi, e jo vetëm për Hiroshimën, por edhe për Fokushimën, për cunamin e tërmetin, që hapën, në kohët e reja, plagë të vjetra, ende të pambyllura.








All the contents on this site are copyrighted ©.